Lexoni edhe:
Mos e pastroni kurrë kuzhinën me këtë detergjent, mund të shkaktojë kancer të mushkërive
Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave. Këtë, si shumë të tjerë, po e ripërsërit edhe deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli.
Dugolli theksoi se Qeveria është optimiste se ka lëvizje pozitive në këtë drejtim, por që asnjëherë nuk do të veprojnë si udhëheqësit e shtetit, viteve të kaluara, të cilët thonin se “liberalizimi ka ndodhur”.
“Është tjetër kush vendimmarrës dhe nuk duhet ta përsërisim gabimin e të tjerëve kur thonin që liberalizmi veç ka ndodh e kështu me radhë. Ne jemi optimist se ka lëvizje pozitive në këtë drejtim, por asnjëherë nuk do ta themi se liberalizimi i vizave do të ndodhë këtë vit apo atë vit”, tha ai.
Ai potencoi se po punojnë fort që t’i bindin edhe ato shtete që po shfaqin hezitim për liberalizimin e vizave për Kosovën.
(Kosova Sot Online)