![](/uploads/kosova-sot/images/2022/November/01/200x200_Goran-Rakiq_11667309614.jpg)
Lexoni edhe:
“Zbulimi” i ndërtesës 2 milionëshe të Rakiqit, Anti-Korrupsioni thotë se po merret me këtë punë
Një letër kërcënuese është dërguar në adresat e e-mail të disa redaksive, përfshirë adresën e redaksisë së Danasit, ku thuhej se bomba ishin vendosur në disa lokacione në Novi Sad.
Dyshohet se bomba janë vendosur në Fakultetin e Shkencave Teknike, gjithsej nëntë, tre bomba në mensën e studentëve, një bombë në McDonalds, 11 bomba në Mercator, dy në Dom Zdravlja Jovan Jovanoviq Zmaj, shtatë në një ndërtesë banimi në Çasla Gala. 21 në katin e parë, 24 në SPENS dhe një në dyqanin Yettel në rrugën Modena.
“Zbulimi” i ndërtesës 2 milionëshe të Rakiqit, Anti-Korrupsioni thotë se po merret me këtë punëLexoni edhe:
“Ne shohim se asgjë nuk ka ndryshuar ende me ju, hektolitra gjak të derdhur ukrainas dhe hektolitra gjak të derdhur të rusëve të pafajshëm që u dërguan të vdisnin dhe të vriteshin nga regjimi monstruoz fashist i Vladimir Putinit.” Sigurisht, në mesin e tyre do të ketë edhe disa bastardë, si çetnikët tuaj, vagneritët, nazistët, strelkovitët e të ngjashëm”, thuhet fjalë për fjalë në email.
Autori i panjohur thotë: “Ju zgjodhët, dashuroni dhe festoni Vuçiqin”. Një ish-kasap çetnik, i cili bëri thirrje për skuadrën e pushkatimit të civilëve. Ju lajkatoni Putinin në çdo mënyrë të mundshme, formacionet tuaja ushtarake dhe paraushtarake kanë mbjellë vdekjen kudo që kanë mbërritur dhe kanë shkuar, dhe anëtarët e tyre tani janë qytetarë nderi të shtetit tuaj të kalbur të korruptuar, tani ju festoni krimet e Putinit”.
“Vdekje çdo gjëje që qëndron në rrugën e lirisë”, thuhet në raport, së bashku me një mesazh “solidariteti me aktivistët e gjelbër në Serbi, të cilët po vuajnë represionin nga krahët fashiste të Vuçeocit”. /Danas
(Kosova Sot Online)