Lexoni edhe:
E çuditshme: Dhjetëra qytetarë gjejnë të brendshme grash dhe рuѕulla ‘erоtike’ mbi makinat e tyre
Fillimisht, nëpërmjet mediave të tij, Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq lansoi lajmin se dronë të paidentifikuar armiqësor kanë vëzhguar ushtrinë serbe, diku te kazermat e ushtrisë serbe në kufi me Kosovën. Ai la të kuptohet se këtë po e bën Kosova. Ministri i Mbrojtjes së Kosovës i reagoi duke thënë se ky është një pretekst që Serbia të shtojë numrin e ushtarëve afër kufirit me Kosovën. Të enjten, Vuçiq doli vetë e sqaroi se KFOR patrullon me dronë përgjatë kufirit me Kosovën, derisa për Serbinë, siç tha ai, problem janë dronët komercialë. Ushtria serbe dje rrëzoi dje një brenda territorit të saj dhe u krenua me këtë akt.
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka folur për punën e një droni që pretendon se është futur në territorin e Serbisë nga territori i Republikës së Kosovës, e të cilin institucionet serbe kanë thënë se e kanë rrëzuar.
Vuçi thotë se dje s’ka qenë hera e parë që kanë vërejtur diçka të tillë, derisa ka treguar se droni që kanë rrëzuar ka qenë një dron komercial të cilit si dihet pronari.
“Problemi janë dronët komercialë, me të cilët mendojnë se nuk mund të konstatohet pronari dhe autori”, ka thënë Vuçiq, shkruan KoSSev.
Kreu i shtetit serb ka thënë se dje gjatë ditës ka pasur qarkullim të dronëve të NATO-së në Jarinje dhe Bërnjak por thotë se ata i ndjekin të gjitha procedurat.
Teksa ka folur për dronët e NATO-së, Vuçiq ka thënë se të tillë të llojit “Skylark” të NATO-s “kanë qarkulluar gjatë gjithë ditës së djeshme rreth Bërnjakut dhe Jarinjes, por kanë qenë 200 deri në 500 metra larg vijës administrative dhe kanë respektuar të gjitha procedurat”
Ai thotë se i kanë parë dhe s’ka asnjë problem për ta meqë “nuk kemi të drejtë t’i rrëzojmë në përputhje me Rezolutën 1244 të Marrëveshjes së Kumanovës”.
Gjatë gjithë ditës dje në Serbi ishte deklaruar e raportuar se si ka ndodhur një “sulm me dron nga Kosova” dhe se “Serbia ka ngritur gatishmërinë ushtarake”.
Megjithatë sot kreu i shtetit s’ka pasur përgjigje në pyetjen se “Me kë po lufton Serbia”.
“Epo, me askënd. Por a dëshironi që ushtria të lejoj dikë të na spiunoj barakat, t’i lejojmë ata të futen në hambarët tonë dhe të numrojnë secilin plumb, granatë, bombë e mina që ne kemi”, ka pyetur Vuçiq.
(Kosova Sot Online)