Lexoni edhe:
Marrëveshja për tabelat ilegale me serbët në veri të Kosovës dhe Serbinë, vetëm me garanci të afatizuara të garantuara për zbatim nga shtetet e QUINTI-it
Sot do të mbahet protestë në Gjakovë për dhunën që iu është shfaqur një të moshuare në Pejë, nga infermieret e shtëpisë së të moshuarve “Orenda”.
Protesta është organizuar nga Shoqata Krimet e Luftës Gjakova ’98-99 dhe Bashkimi i femrave gjakovar.
Protesta do të fillojë nga ora 12:00, në lapidarin “Shokët e Lirisë”.
Dhuna e shfaqur ndaj të moshuarës shfaqi reagim mbarëkombëtar dhe jo vetëm.
Tri infermiereve të arrestuara dje iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.
Ato akuzohen për veprën penale “sulm”, “ndihmë me veprën penale sulm”, “incizim të paautorizuar”.
(Kosova Sot Online)