Lexoni edhe:
Rryma pritet të shtrenjtohet sërish, pas Rizvanollit e thotë edhe ZRRE
Duke folur për luksin e shqiptarëve të njohur në botën e krimit që jetojnë në Dubai, gazetari Artan Hoxha u shpreh se ata i shfrytëzojnë në maksimum të mirat materiale që u siguron ky Emirat.
“Ata marrin edhe vajza të ShowBizit. I kanë mundësitë financiare, duan ta shijojnë jetën. I kanë thirru ata të gjithë atje” tha Hoxha.
Rryma pritet të shtrenjtohet sërish, pas Rizvanollit e thotë edhe ZRRELexoni edhe:
Duke folur për luksin e shqiptarëve të njohur në botën e krimit që jetojnë në Dubai, gazetari Artan Hoxha u shpreh se ata i shfrytëzojnë në maksimum të mirat materiale që u siguron ky Emirat.
Sipas Hoxhës bosët e krimit shqiptar në Dubai, arrijnë të marrin edhe vajzat e “Showbizit” shqiptar në mënyrë që të shijojnë luksin ashtu siç duan.
Mes të tjerash Hoxha ka theksuar, se një pjesë e mirë e shqiptarëve atje kanë marrë edhe familjet duke u zhvendosur përfundimisht.
“Persona dhe grupe kriminale që prej vitesh luftojnë me njëri tjetrin në Shqipëri, mund t’i gjeje në një ambient të përbashkët në Dubait”, kështu ka deklarua gazetari investigativ, Artan Hoxha i ftuar në “Abc Live”.
Sipas Hoxhës këto persona në Shqipëri janë në kërkim, dhe në konflikt me njëri tjetrin, por në Dubai nuk kanë mundësi të konfliktohen apo përplasen. Kjo sipas Hoxhës, për shkak të ligjeve dhe penaliteteve të rënda që ka Dubai.
Një nga pyetjet që bënin, sipas gazetarit, ishte se çfarë do bëhet me amnistinë fiskale sepse nuk duan që t’i lënë ato para aty.
Artan Hoxha: Plarent Dervishaj ka shkuar me charter në një aeroport privat në Dubai. Një tjetër person që po kërkohet të ekstradohet nga Dubai është edhe një personazh i njohur si “Keli i Kombinatit”. Kanë investuar në biznese të qëndrueshme, në ndërtim dhe agjensi imobilare.
Pa frikë besoj se aty grupet e krimit të organizuar shqiptar kanë investuar rreth 1 mld dollarë. Më pyesnin ‘ç’do bëhet në Shqipëri me amnistrinë fiskale’. Aty punohej me cash dhe nuk donte t’ja dinte njëri fare nga vinte ajo para. Ata që nuk i njohim fare dhe mund të mos i njohim kurrë janë atje në Dubai. Disave atje nuk u pëlqente klima. Atje thoshin se është si një burg i hapur. Nuk lejohen kazinotë atje, ose do të shkosh në plazh, ose në shtëpi. ne kemi shanse 0 për t’i goditur atje. Por mund t’i identifikojmë dhe t’i godasim këtu. Iunformacioni atje ishte i nivelit sipëror. Atje merrej vesh se çfarë ndodhte në Shqipëri, madje planifikohej se çdo ndodhte. Atje luhej loja, kurse ne këtu mbledhim kufomat.
Hoxha: Një gjë që më bëri përshtypje ishte se nuk punonin me karta, por me cash. Kjo do të thotë që askush nuk do t’ia dijë se nga i ke gjetur këto para. Zakonisht krimi i organizuar nuk mban para në bankë. Me atë fuqi që kanë ata atje blejnë jo zgjedhjet lokale që kemi ne këtu…Shqipëria sot, kupolën drejtuese të krimit të organizuar nuk e ka më në Shqipëri. Të gjithë ata që janë në nivele që i njohim, i kemi në kërkim, s’i njohim fare dhe mund të mos i njohim kurrë, janë në Dubai. Ata kanë investuar në Shqipëri dhe kanë lidhje shumë të fuqishme këtu.
Vendi ynë nuk ka marrëveshje ekstradimi me Dubain dhe sipas gazetarit është pothuajse e pamundur që të arrihet.
Hoxha: Për sa kohë që Dubai do të funksionojë me këtë mënyrë, ne kemi shanse zero për t’i goditur grupet që ndodhen aty. Perspektiva ishte jo optimiste dhe informacioni që ishte aty ishte i nivelit sipëror. Atje mund të merrje vesh jo vetëm për ngjarjet në ndodhin në Shqipëri, por edhe për ngjarjet që do të ndodhin.
(Kosova Sot Online)