![](/uploads/kosova-sot/images/2022/November/04/200x200_rrymaaa-600x3601667557885.jpg)
Lexoni edhe:
Rryma pritet të shtrenjtohet sërish, pas Rizvanollit e thotë edhe ZRRE
Jens Stoltenberg, Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Atlantike, tha se është koha që Suedia dhe Finlanda të anëtarësohen në NATO. Stoltenberg pritet të bisedojë nesër me presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili po bllokon hyrjen e dy vendeve nordike në Aleancë, duke i akuzuar për mbrojtjen, ndër të tjera, edhe luftëtarët kurdë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK), të cilët Ankaraja i konsideron terroristë.
Rryma pritet të shtrenjtohet sërish, pas Rizvanollit e thotë edhe ZRRELexoni edhe:
“Unë e kuptoj shqetësimin tuaj”, tha Stoltenberg në një konferencë të përbashkët shtypi me ministrin e Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu.
“Ne kishim pak shpresa me ish-qeverinë suedeze, por qeveria e re është e vendosur për këtë çështje, tha ai dhe konfirmoi se kryeministri suedez Ulf Kristerson do të vizitojë Ankaranë më 8 nëntor me ftesë të presidentit turk.
Deri më tani, 28 nga 30 vendet anëtare të NATO-s kanë ratifikuar pranimin e Suedisë dhe Finlandës, e cila duhet të miratohet unanimisht. Pranimi i tyre ende nuk është ratifikuar nga Hungaria dhe Turqia.
(Kosova Sot Online )