Lexoni edhe:
Joseph: Pse Lista Serbe nuk ka reaguar kështu për vrasjen e Oliver Ivanoviqit?
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Agim Musliu ka thënë se situata në mesin serbëve është shumë e tensionuar, pasi siç tha ai ka kundërthënie se a duhet apo nuk duhet të zhvishen nga uniforma policët serbë të Kosovës.
Musliu në një postim në Facebook shkruan se në njërën anë janë strukturat e Rakiqit (me mbështetje të Vuçiqit), në anën tjetër të Radoiçiqit.
Joseph: Pse Lista Serbe nuk ka reaguar kështu për vrasjen e Oliver Ivanoviqit?Lexoni edhe:
“Konflikti në mes të serbëve filloi! Informata të sigurta thonë se në mesin e serbëve policë të Kosovës, ka kundërthënie që duhet apo nuk duhet të zhvishen nga uniforma. Në njërën anë janë strukturat e Rakiqit (me mbështetje të Vuçiqit), në anën tjetër të Radoiçiqit. Cila palë përkrah palën përkatëse nuk dihet, por në mesin e serbëve thuhet se situata është shumë e tensionuar”, shkruan Musliu.
Ndryshe, Lista serbe ka bërë sot të ditur se kanë vendosur që të largohen nga të gjitha institucionet politike në Kosovë.
Kjo është bërë e ditur pas takimit të përfaqësuesve politikë të serbëve të veriut të Kosovës në Zveçan.
Takimi i tyre ka përfunduar gjysmë ore pasi ka nisur, ndërkaq nga pozita e ministrit për Kthim ka dhenë dorëheqje Goran Rakiq.
(Kosova Sot Online)