Majko: Serbia po tenton shkatërrimin e statuskuosë në rajon. Kjo do të ketë, në kushte ekstreme, pasoja me një gjakderdhje

  • E /
  • 07 November 2022 - 11:00
Majko: Serbia po tenton shkatërrimin e statuskuosë në rajon. Kjo do të ketë, në kushte ekstreme, pasoja me një gjakderdhje

Deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko ka reaguar lidhur me çështjen e largimit të serbëve të Kosovës nga institucionet e Kosovës, shkruan "Kosova Sot Online".

Në një postim në "Facebook", Majko ka thënë se është një aksion i organizuar nga Beogradi zyrtar.

“Serbia po tenton shkatërrimin e statuskuosë në rajon. Kjo do të ketë, në kushte ekstreme, pasoja me një gjakderdhje pa rregulla e cila do të shpërndahet si sëmundje në rajon. Shqiptarët nuk kërkojnë më shumë se cfarë kanë aktualisht. Tregimi i tyre si “kokëforte” vec bën një barazim të padobishëm midis qëllimit shqiptar për paqen dhe atij serb për mospranimin e statusit që paqja u ka krijuar në rajonin e Ballkanit.

Moska është në pritje të konflikteve të cilat do ta ndihmojnë në situatën që e krijoji vetë me Luftën pushtuse në Ukrainë. Strategjia e saj nuk funksionon vetëm në kontratat shtetërore me Serbinë”, shkruan Majko.

(Kosova Sot Online)