"FSK-ja është për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët e vendit tonë, dënojmë veprimet e Serbisë për destabilizimin e vendit tonë"

  • E.k /
  • 07 November 2022 - 11:29

Ministri i mbrojtjes, Armend Mehaj ka thënë se FSK-ja është për të ofruar siguri të gjithë qytetarëve të Kosovës.

Ai ka shtuar se dënon veprimet e Serbisë për destabilizimin e vendit, shkruan "Kosova Sot Online".

“FSK-ja është për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët e vendit tonë. Dënojmë veprimet e Serbisë për destabilizimin e vendit tonë! Kosova dhe institucionet e saj janë në shërbim të çdo qytetari dhe veprimet tona janë në kordinim me policinë tonë dhe KFOR-in”, ka shkruar Mehaj në Twiter.

(Kosova Sot Online)