Largohen gjyqtarët serbë: Gjithë stafi administrativ serb dhe gjyqtarët kanë dhënë dorëheqje

  • E.k /
  • 07 November 2022 - 12:08
Largohen gjyqtarët serbë: Gjithë stafi administrativ serb dhe gjyqtarët kanë dhënë dorëheqje

Në kuadër të dorëheqjes të zyrtarëve serbë nga institucionet e Kosovës,  janë larguar edhe persona nga sistemi i drejtësisë, shkruan "Kosova Sot Online".

Gjyqtari i Apelit në Prishtinë , njëherit anëtar i Këshillit Gjyqësor, Nikola Kabasiq, ka treguar se gjithë stafi administrativ serb dhe gjyqtarët kanë dhënë dorëheqje.

“Po e bëjë atë që e kam paralajmëruar para dy ditësh. Gjykatësit që dje nuk arritën t’i dorëzojnë dorëheqjet e tyre te Këshilli Gjyqësor i Kosovës, e kanë bërë përmes email-eve. Kolegët tanë shqiptarë dhe punonjësit e administratës qëndrojnë në punë dhe i gjithë stafi administrativ serb dhe gjyqtarët kanë dhënë dorëheqje. Tani po presim për mënyrën se si do t’ia bëjmë me lëndët që i kemi pasur dhe me pajisjet që i kemi huazuar nga zyrat. Jam duke folur për vetën, nuk do të kthehem. Pjesën tjetër ua lë politikanëve”, ka thënë gjyqtari Kabasiq.

(Kosova Sot Online)