Pas dorëzimit të mandateve nga deputetët e Listes Serbe AAK-ja mendo seriozisht pë zgjedhje të reja

  • 07 November 2022 - 12:57
Pas dorëzimit të mandateve nga deputetët e Listes Serbe AAK-ja mendo seriozisht pë zgjedhje të reja

Pas situatës  së krijuar në Kuvend, ku deputetët e Listës Serbe kanë dorëzuar mandatet e tyre, e mazhoranca  ka mbetur pa 10 deputet, Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, nuk ka përjashtuar skenarin e daljes nga kjo krizë me shkuarjen e venit në zgjedhje të reja, .

Besnik Tahiri tha se situatën pas dorëheqjes së 10 deputetëve serbë duhet ta interpretojë Gjykata Kushtetuese.

“Parlamenti nuk do të ketë më 120 deputetë dhe do të kemi një vakum, të cilin duhet ta interpretojë Kushtetuta, ajo që po shohin është se ndoshta çështja është ndërlikuar që ndoshta zgjedhjet do të ishin zgjidhje”, tha Tahiri para mediave, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

(Kosova Sot Online )