Kryetarët e komunave serbe i dorëzojnë dorëheqjet
Letërdorëheqjet në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, i kanë dorëzuar sot kryetarët e komunave serbe.
Lajmin e ka pranuar zëdhënësi i kësaj ministrie, Arianit Abazi.
“Sot gjatë ditës, në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal kemi pranuar letërdorëheqjet e kryetarëve të Komunave, Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan. Ne jemi në komunikim me të gjitha insitucionet relevante për hapat e mëtejshëm sipas ligjeve në fuqi”, ka thënë ai.
(Kosova Sot Online)