
Mehaj viziton të moshuarën që u rrah nga infermieret në Pejë

Të moshuarën, e cila ditë më parë ishte sulmuar nga infermieret nga qendra për përkujdesje “Orenda”, e ka vizituar sot Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, transmeton gazeta Kosova Sot Online.
"Sonte ishim në Gjakovë, vizitë tek nëna Minire, e cila i dha kombit shqiptar djalin e saj, dëshmorin e lirisë, Taulant Nura. Nënat e ushtarëve të UÇK-së, nënat tona janë më meritoret për lirinë e vendit. Janë ato që na edukuan, na rritën e gdhendën brenda nesh dashurinë për atdheun dhe kombin tonë. Ne ndjehemi borxhli ndaj shumë kujt, por borxhin më të madh ua kemi atyre”, ka shkruar Mehaj.
(Kosova Sot Online)