Lexoni edhe:
"Opozita mbështeti Qeverinë për respektimin e ligjshmërisë në krejt territorin"
Edhe një shpresë për kosovarët. Grupi Punues i Këshillit Evropian të BE-së, mblidhet të mërkurën në Bruksel për të diskutuar çështjen e heqjes së regjimit të vizave për Kosovën. Ky takim mbahet pas një muaji nga mbledhja e fundit. Pra, Grupi Punues për vizat i Këshillit Evropian rikthehet në një mbledhje dy-ditore që mbahet më 8 dhe 9 nëntor.
"Opozita mbështeti Qeverinë për respektimin e ligjshmërisë në krejt territorin"Lexoni edhe:
Sipas agjendes, çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën ndodhet në pikën tre të rendit të ditës së Grupit Punues. Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi kishte deklaruar më parë se Kosova është udhëzuar që të përdorë kanalet e veta bilaterale për të diskutuar kërkesat e reja për çështjen e heqjes së vizave.
“Ashtu që të arrihet konsensus, për të shtyrë përpara procesin në mbledhjen e ardhshëm të grupit punues për viza, që mbahet më 9-10 nëntor të këtij viti”, kishte thënë Bislimi në një intervistë më 14 tetor.
Ndërkaq, javën e kaluar, Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde tha se shpreson që vendimi për heqjen e vizave për Kosovën të merret në “mbledhjen e radhës” të Grupit Punues.
“Unë them shpresoj që liberalizimi i vizave të ndodhë në vitin e ardhshëm, në fillim te vitit të ardhshëm sepse edhe nëse javën tjetër vendoset, liberalizimi do të zgjas prapë disa muaj”, tha Rohd.
(Kosova Sot Online )