Thaçi: Terrori mbi serbët e veriut vjen “nga paramilitarët e kriminelët serbë”

  • A.P /
  • 08 November 2022 - 22:50
Thaçi: Terrori mbi serbët e veriut vjen “nga paramilitarët e kriminelët serbë”

Terrori mbi serbët e veriut vjen “nga paramilitarët e kriminelët serbë”, që veprojnë në kuadër të strukturave paralele, ka thënë analisti Jusuf Thaçi,  transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Kush po i terrorizon serbët në veri të Kosovës? Kush po i lë pa shërbime dhe pa institucione? Janë serbët, nuk janë as Qeveria e Kosovës e as shqiptarët e Kosovës”, ka thënë Thaçi.

Sipas tij kjo situatë duhet shfrytëzuar që t’i demonstrohet Beogradit dhe serbëve të Kosovës që shteti nuk mund të bllokohet nga një minoritet prej 3 ose 4 për qind nga numri i përgjithshëm i popullsisë në Kosovë.

 

(Kosova Sot Online)