Mblidhet grupi punues i BE-së, në agjendë është liberalizimi i vizave për Kosovën
Sot do të mbledhet grupi punues i Këshillit të Bashkimit Evropian për viza. Në agjendë të këtij grupi do të jetë edhe Kosova, transmeton "Kosova Sot Online".
Kosovës i është kërkuar që të harmonizojë politikën e vizave me atë të Bashkimit Evropian, të rrisë kontrollin e kufijve dhe vazhdimin e riatdhesimit të atyre që duhet të lëshojnë territorin e BE-së.
Qeveria e Kosovës e ka quajtur të padrejtë kushtëzimet e reja të Francës duke thënë se vendi ynë ka plotësuar të gjitha kërkesat e kërkuara dhe nuk mund të ketë të tjera.
(Kosova Sot Online)