Bajqinovci: Nëse Lista Serbe nuk lajmërohet në tri seancat e fundit do të largohen dhe zëvendësohen me të tjerë nga parti tjera
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci, ka thënë se nëse Lista Serbe nuk lajmërohet në tri seancat e fundit, do të largohen dhe zëvendësohen me të tjerë nga parti tjera.
“Çështja ligjore është që kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka kërkuar nga KQZ-ja që të zëvendësohen përfaqësimi i serbëve në Kuvendin e Kosovës. Ata tani e kanë një afat që duhet të lajmërohen në tri seancat e fundit në momentin kur u vie emri në Kuvend, në rast se nuk lajmërohen ata do të largohen dhe zëvendësohen me të tjerë nga parti tjera”, tha ai, shkruan "Kosova Sot Online".
“Unë besoj që kushtet bëhen, sepse edhe institucionet e sigurisë mund të garantojnë procesin. Zgjedhjet duhet të mbahen sepse kjo është një obligim kushtetues, por si shkon situata duhet të presim”, shtoi ai.
(Kosova Sot Online)