Shtohen shqetësimet nga rreziku i eskalimit të situatës në veri të Kosoves, Gjermania dhe Sllovenia me emisarë special në rajon

  • 10 November 2022 - 13:01
Shtohen shqetësimet nga  rreziku i eskalimit të situatës në veri të Kosoves, Gjermania dhe Sllovenia  me  emisarë  special në rajon

Largimi i serbëve nga institucionet e Republikes së Kosovës dhe acarimi i situatës në veri  ka ngritur shqetësimin ndërkombëtar për mundësinë e shpërthimit të ndonjë konflikti të ri. Për këtë arsye nga Uashingtoni dhe Brukseli ka pasur thirrje për qetësi dhe për përpjekje që çojnë në mos-eskalim të situatës.

Për t’u njohur nga afër me situatën e fundit të krijuar, drejt Kosovës kanë udhëtuar edhe dy emisarë për Ballkanin Perëndimor, ai gjerman Manuel Sarrazin dhe ai i Sllovenisë.

Sarrazin gjatë të mërkurës është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Sipas komunikatës së lëshuar nga zyra për media e kryeministrisë, në këtë takim është folur për çështjen e vendimit për targat, raporton "Kosova Sot Online :.

“Ai i njoftoi emisarët për zbatimin e shkallëzuar të vendimit të qeverisë për targat ilegale duke theksuar se deri sot në mëngjes janë lëshuar 1012 vërejtje për vozitësit me targa ilegale dhe se pavarësisht kësaj nuk ka asnjë incident shënuar; për punën e institucioneve për mbarëvajtjen e shërbimeve për të gjithë qytetarët; dhe për kërcënimet dhe sulmet që individë dhe banda kriminale po u bëjnë qytetarëve tanë në komunat në veri të vendit”, thuhet në njoftimin e Qeverisë

Ndërkohë ka realizuar edhe një takim me drejtuesit e KFOR-it dhe të EULEX-it në Kosovë.

Ai ka thënë se Gjermania dhe Sllovenia janë të përkushtuar për të mos eskaluar situata dhe për të gjetur një mënyrë konstruktive drejt dialogut që ndërmjetësohet nga emisari sllovak, Miroslav Lajcak.

“Njoftim i rëndësishëm nga EULEX-I, KFOR-i dhe OSBE për çështjet aktuale. Është një udhëtim i përbashkët me homologun tim nga Sllovenia. Ne jemi të përkushtuar për mos-eskalim dhe gjetje të një mënyrë konstruktive drejt dialogut që ndërmjetësohet nga Miroslav Lajcak”, ka shkruar Sarrazin

(Kosova Sot Online )