Ministri serb: Ushtria serbe tani është më e fortë se në vitin 1999

  • E.k /
  • 10 November 2022 - 13:43
Ministri serb: Ushtria serbe tani është më e fortë se në vitin 1999

Ministri i Mbrojtjes në Serbi, Millosh Vuçeviq, ka deklaruar se ata nuk duan luftëra dhe vuajtje.

“Ne nuk duam të kthehemi në 1999, nuk duam luftëra dhe vuajtje", ka theksuar Vuçeviq,

“Nuk duam të vuajnë as kombet e tjera, por thirrjet tona për dialog nuk do të thotë se jemi të dobët apo të papërgatitur e të pavendosur. Thjesht mendojmë se është më mirë të dialogojmë dhe të bisedojmë, të ulemi në tavolinë në vend që të qëndrojmë në llogore”, transmeton "Kosova Sot Online".

“Ne nuk duam të kthehemi në 1999, nuk duam luftëra dhe vuajtje. Askush nuk është duke tundur armët apo duke luajtur lojëra lufte. Ne jemi të moderuar në deklaratat tona, të përgjegjshëm, por nga ana tjetër po u dërgojmë mesazh të gjithëve se është e pamundur të arrihet një zgjidhje nëse serbët duhet të humbasin gjithçka dhe pala tjetër të fitojë gjithçka. Ky nuk është kompromis atëherë bëhet fjalë për humbje dhe poshtërim të njërës palë dhe qëndrim haptazi pranë palës tjetër. Këto janë ultimatume, zgjidhje imponuese”, theksoi ai.

(Kosova Sot Online)