Lexoni edhe:
Këto janë dy vendet e para në Kosovë që sot u zbardhen nga bora
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic dje nga Parisi ka reaguar ndaj eurodeputetit austriak Lukas Mandi i cili po i këkon njohjen e Kosovës. Vuçiq i është kundërpërgjigjur eurodeputetit Lukas Mandl i cili e ka kritikuar Vuçiqin edhe për tensionet në veri dhe për kërcënimet që Serbia po ia bën Kosovës.
Vuçiq është shprehur i nervozuar pas pyetjes që ka marrë rreth Mandl dhe kërkesës së politikanit austriak që Serbia ta njohë Kosovën, transmeton "Kosova Sot Online".
Këto janë dy vendet e para në Kosovë që sot u zbardhen nga boraLexoni edhe:
Kreu i shtetit serb ka thënë se askujt nuk i intereson se çfarë mendon një deputet parlamenti, raporton Express.
“Ka njerëz edhe në parlamentin tonë që e konsiderojnë Kosovën si shtet të pavarur. Nuk është vetëm Shaip Kamberi. Kujt i intereson se çfarë mendon një deputet i parlamentit”, ka thënë Vuçiq.
Ai tutje ka shtuar se është e rëndësishme se çfarë thotë një Qeveri, kryeministri apo ministrat.
“S’jam vërtet i interesuar për atë se çfarë thotë një deputet i parlamentit. Kush është ai s’ka rëndësi”, ka thënë Vuçiq.
(Kosova Sot Online )