
Pas shpërthimit në Taksim ndalohet edhe transmetimi nga vendi i ngjarjes

Një shpërthim ka ndodhur në rrugën Istiklal të Stambollit rreth orës 16.20, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Pas shpërthimit, i cili shkaktoi panik të madh, në zonë janë drejtuar shumë ambulanca dhe zjarrfikëse.
Shkaku i shpërthimit, i cili ende nuk është përcaktuar, ka shkaktuar panik të madh në rajon.
Këshilli i Lartë i Radios dhe Televizionit (RTÜK) njoftoi se ishte vendosur ndalimi i transmetimit për shpërthimin.
Në deklaratën e bërë nga RTÜK, "Për shpërthimin në Stamboll është vendosur ndalimi i transmetimit. Kjo është vënë në vëmendje të të gjitha organizatave tona mediatike."
(Kosova Sot Online)