
Shpërthimi në Taksim është pasqyruar në kamerën e sigurisë së një ambienti pune

Një shpërthim ka ndodhur sot në rrugën Istiklal, një nga rrugët më të frekuentuara në lagjen Taksim të Stambollit, për një arsye të panjohur, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”
Sipas deklaratës së guvernatorit, mësohet se nga shpërthimi ka patur viktima dhe të plagosur.
Pas shpërthimit të dëgjuar nga shumë pika të rrugës, qytetarët janë larguar në panik nga vendi i ngjarjes.
Momentet e shpërthimit janë pasqyruar në kamerën e sigurisë së një ambienti pune.
Në pamjet shihet sesi qytetarët dhe punonjësit që merrnin ushqimet i ka zënë paniku nga shpërthimi.
(Kosova Sot Online)