Publikohet momenti i shpërthimit të bombës në sheshin Taksim
Kamerat e CCTV kanë treguar momentin e shpërthimit të bombës në sheshin Taksim në Stamboll të Turqisë, ku shihet se një çantë është lënë në një ulëse dhe që mandej ka shpërthyer, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Nga pamjet që tregojnë këto kamera, shpërthimi ka ardhur si pasojë e një çante që është lënë në një ulëse.
Sipas guvernatorit të Stambollit, Ali Yerlikaya të paktën katër persona janë vrarë dhe 38 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi. Ai tha se të plagosurit janë duke marrë trajtim mjekësor.
Shpërthimi ka ndodhur në bulevardin e frekuentuar Istikalal të Stambollit.
?? — NEW FOOTAGE: CCTV video shows the moment of the explosion at Taksim square in Istanbul, Turkey. It seems the explosion was caused by a bag left on a bench. pic.twitter.com/EIW4oeNuhw
— Belaaz News (@TheBelaaz) November 13, 2022
(Kosova Sot Online)