Jeff Bezos premton të japë pjesën më të madhe të pasurisë së tij
Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos ka thënë se ka në plan të japë pjesën më të madhe të pasurisë së tij prej 124 miliardë dollarësh (107 miliardë £) gjatë jetës së tij, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Biznesmeni i tha rrjetit të lajmeve CNN se do të dhuronte pasurinë e tij për të luftuar ndryshimet klimatike dhe për të reduktuar pabarazinë.
Ai është kritikuar më parë se nuk ka premtuar se do t'ia kushtojë pasurinë e tij bamirësisë.
Investitori Warren Buffett, themeluesi i Microsoft, Bill Gates dhe ish-bashkëshortja e Bezos, MacKenzie Scott, transmeton gazeta “Kosova Sot Online” , kanë premtuar të gjithë se do t'i japin paratë e tyre.
Bezos zbuloi planet e tij pasi i dhuroi 100 milionë dollarë yllit të muzikës country dhe filantropistes Dolly Parton për t'i përdorur për qëllime bamirësie.
I pyetur nga CNN nëse ai kishte ndërmend të jepte pjesën më të madhe të pasurisë së tij gjatë jetës së tij, Bezos i tha rrjetit: "Po, po".
Ai nuk pranoi të jepte detaje se ku do t'i shpenzonte apo dhuronte paratë.
(Kosova Sot Online)