Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në zgjedhje në Veriun e Kosovës
Lista Serbe ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet lokale në Veriun e Kosovës, shkruan "Kosova Sot Online".
Ata kanë treguar se këto zgjedhje nuk do të marrin pjesë as qytetarët që e mbështesin partinë e tyre.
“Marrë parasysh vendimin e Prishtinës për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës dhe Metohisë, duam të informojmë publikun se Lista Serbe nuk do të marrë pjesë në këto zgjedhje, e as qytetarët që e përkrahin partinë tonë, nga të cilat mbi 95% janë në këto hapësirave”, thuhet në postimin e kësaj partie.
Ndërsa, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dje ka treguar se 18 dhjetori mund të jetë data e mundshme kur do të mbahen zgjedhjet.
(Kosova Sot Online)