
Weber: Beogradi është nën presion

Plani franko-gjerman i propozuar në kuadër të procesit të dialogut Kosovë-Serbi në Bruksel, është një hap drejt marrëveshjes përfundimtare mes dy shteteve, ka deklaruar Bodo Weber, ekspert për Ballkanin dhe bashkëpunëtor i lartë i Këshillit për Politikat e Demokratizimit (DPC) në Berlin, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
Weber është deklaruar edhe për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke thënë se i njëjti mund ta dështojë të gjithë procesin e dialogut.
Ndër të tjerash, Weber pohoi se situata në veri të Kosovës është pjesërisht e lidhur me planin franko-gjerman, duke shtuar se Beogradi është nën presion si pasojë e ndryshimit të qasjes së BE-së ndaj tij prej fillimit të luftës në Ukrainë.
Sipas tij, vetëm marrëveshja përfundimtare mund të sjellë ndryshime në dialog.
(Kosova Sot Online)