Gjakovari rrah gruan e tij pa kontroll me grushte dhe kabull të televizorit

  • E.k /
  • 16 November 2022 - 14:41
Gjakovari rrah gruan e tij pa kontroll me grushte dhe kabull të televizorit

Një person në Gjakovë ka rrahur bashkëshorten e tij, me kabull të televizorit, shkruan "Kosova Sot Online".

Në gjendje të dehur, gjakovari pasi kthehet në shtëpi kishte filluar ta godas gruan e tij pa kontroll, me grushte dhe me një kabull të televizorit nëpër trup.

Viktima ka pësuar lëndime.

Prokuroria njofton se, “më 09 janar 2022, në Komunën e Gjakovës, pikërisht në shtëpinë e tyre të përbashkët, i pandehuri B.J., me dashje i shkakton lëndime trupore, të dëmtuarës-bashkëshortes se tij L.Q., viktimë e ndjeshme, si pasojë e viktimizimit të përsëritur, ku pasi i pandehuri kthehet në shtëpi ne gjendje të dehur, pa asnjë arsye  fillon ta godas me grushte dhe me një kabull të televizorit nëpër trup pa kontroll, me çka të dëmtuarës i ka shkaktuar ndrydhje të indeve të buta të kokës, ndrydhje dhe gjakderdhje nen lëkurorë në regjionin e krahut të djathtë dhe në regjionin e barkut”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

(Kosova Sot Online)