Kancelari austriak Nehammer në Beograd për ta nënshkruar këtë marrëveshje
Kancelari austriak Karl Nehammer ka qëndruar sot në Beograd, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Nehammer, bashkë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban kanë nënshkruar marrëveshje të përbashkët.
Ata janë pajtuar që t’i trajtojnë migrantët ilegalë në mënyrë të koordinuar.
“Përderisa s’ka një zgjidhje efikase në luftën kundër migrimit ilegal, kontrabandës dhe trafikimit të njerëzve në nivel evropian, partnerë të fuqishëm janë të nevojshëm. Në këtë problematikë, bashkëpunimi me Serbinë dhe Hungarinë është jashtëzakonisht i nevojshëm”, ka shkruar Nehammer.
(Kosova Sot Online)