Musliu: Shqetësuese largimi masovik i shqiptarëve nga Kosova
Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, gjatë seancës së sotme në Kuvend, ka folur për largimin e qytetarëve të Kosovës nga vendi i tyre, shkruan "Kosova Sot Online".
Musliu është shprehur e shqetësuar për largimin masovik, e veçanërisht të rinjve nga vendi.
“Edhe pse ditëve të fundit tema kryesore është situata e krijuar në veri, sot do të flas për një çështje tjetër, po aq shqetësuese që është largimi masovik i shqiptarëve nga Kosova, veçanërisht të rinjve. Edhe pse situata politike është destabilizuar, është se pikërisht temat e mëdha në këtë vend e kanë vën nën hije qytetarin përditshmërinë dhe vështirësitë e tij. Krahas kësaj po harrohet se mirëqenia e qytetarit është tema më e madhe që duhet të trajtohet”, tha ajo.
(Kosova Sot Online)