Ambasadori Berishaj: s’i kam marrë 600 mijë euro, isha vetëm këshilltar i kompanisë energjetike “GEN”

  • 17 November 2022 - 12:15
Ambasadori Berishaj:  s’i kam marrë 600 mijë euro, isha vetëm këshilltar i kompanisë energjetike “GEN”

Ambasadori i Kosovës në Republikën e Kroacisë, Martin Berishaj, e ka pranuar se ka qenë këshilltar i kompanisë energjetike “GEN”., por ka monuar të ketë marr shumen prej  600 mij euro, sikur që është raportuar në media. Ai ka treguar se  që nga  viti 2019 nuk ka bashkëpunim më me ta, transmeton Kosova Sot Online".

“Unë kam qenë aty si këshilltar. Unë kam dhënë këshilla politike se çfarë do të duhej të bëjë një firmë”, ka thënë ai në Komisionin Parlamentar për hetimin e menaxhimit të krizës energjetike.

Por Berishaj mohon të i ketë pranuar 600 mijë euro nga kjo kompani. Ai tha se GEN është kompani sllovene dhe vepron në 25 shtete. “Është një ndër kompanitë më prestigjioze në Evropë”, thotë Berishaj. Por akuzat i ka mohuar që ka afërë korruptive me këtë kompani siç kanë raportuar mediat sllovene.

(Kosova Sot Online )