![Martens nuk e përjashton mundësinë për zgjedhje të reja në Kosovë pas një viti](/uploads/kosova-sot/images/2024/March/06/200x200_Michael-Martens-600x3601709731003.jpg)
Serbia nënshkruan kontrata me të larguarit nga institucionet e Kosovës
![Serbia nënshkruan kontrata me të larguarit nga institucionet e Kosovës](/uploads/kosova-sot/images/2022/November/17/auto_se-1-600x3601668693573.jpg)
Serbia ka filluar nënshkrimin e kontratave me të larguarit nga institucionet e Kosovës, në katër komuna në veri të Kosovës, përcjell "Kosova Sot Online".
Në deklaratën e të ashtuquajturës zyrës për Kosovë, thuhet se shteti i tyre do të kujdeset për secilin prej tyre dhe se do ta kenë mbështetjen e Serbisë.
“Në këtë mënyrë premtimi i bërë nga presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, qytetarëve tanë në Kosovë, të cilët u larguan nga institucionet, se shteti do të kujdeset për secilën prej tyre dhe se askush nuk do të mbetet pa mbështetjen e shtetit”, thuhet në deklaratën e të ashtuquajturës zyrës për Kosovë..
“Pagesa e këtyre përfitimeve do të fillojë rregullisht dhe qytetarët do t’i kenë paratë në llogaritë e tyre që në dhjetor. Prandaj, të gjitha përfitimet që kanë marrë në Kosovë tani do të vijnë nga Serbia”, thuhet në deklaratë.
(Kosova Sot Online)