Vazhdon largimi i rinisë nga Kosova: Vëllai e përcjell i mërzitur vëllain, para tij i kishte përcjellë edhe 5 vëllezërit të tjerë
Shumë të rinj po vazhdojnë të ikin nga Kosova, për një jetë më të mirë, shkruan "Kosova Sot Online".
Edhe Kushtrim Balaj dje ka lënë Kosovën për një jetë më të mirë jashtë vendit.
Kushtrimin e ka përcjellur vëllai e vet.
Vëllau është shprehur i mërzitur me largimin e vëllaut nga Kosova, duke u shprehur se anjëherë më parë nuk është ndjerë më i dobët, pasi që edhe më parë kishte përcjellë edhe 5 vëllezërit e tjerë.
Postimi i plotë:
I thyer, i rënduar, i lodhur, i merzitur pas përshëndetjes që ja bana vëllaut tim i cili sot mori rrugën e mergimit.
M’ka ra shumë herë me ba këso përshëndetjesh t’hidhura e deshpëruese.
Para Kushtrimit e përcolla Ramën, Fejzën, Agimin, Pajtimin, Labinotin, e sot edhe Kushtrimin.!!
Jam mbetë krahthyer, kurr ma i dobët nuk jam ni, kurr ma përtokë nuk e kam pa vetën.
Edhe shtëpin e pashë sot ma të dobët, edhe arat e fushat ku dikur i kemi punu mu duk që rënkonin.
Rruga e mbarë Kushtrim
Ashtu qysh u nise ti i deshpëruar për në dhe të huaj, njesoj të dëshpëruar e të coptuar me le mua në atdheun tënd dhe timin.!