Nasim Haradinajt i refuzohet kërkesa për vizitë shëndetësore në një shtet tjetër

  • E.k /
  • 18 November 2022 - 11:19
Nasim Haradinajt i refuzohet kërkesa për vizitë shëndetësore në një shtet tjetër

Prokuroria e Specializuar e ka refuzuar kërkesën e Nasim Haradinajt që ai të kryejë një vizitë për arsye shëndetësore në një shtet tjetër, përcjell "Kosova Sot Online".

“Dhomat e Specializuara të Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk kanë leje të operojnë në [E REDAKTUAR] ashtu sikur mund të veprojnë në Kosovë sepse shtetet e treta nuk janë të obliguara të bashkëpunojnë njësoj si Kosova. Nuk ka asnjë indikacion se autoritetet e [E REDAKTUAR] do ta mundësonin vizitën e kërkuar duke siguruar masën e paraburgimit për Haradinajn dhe thjeshtë nuk është e mundur që kjo të aranzhohet (rregullohet) në mënyrë urgjente”, është shprehur prokuroria.

(Kosova Sot Online)