Arifi publikon numrin e shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës
Rezultatet thonë se në Luginë të Preshevës janë regjistruar 122 mijë e 58 qytetarë shqiptarë, ka deklaruar Kryetari i Preshevës, Shqipëri Arifi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
“Në një mënyre masive, si kurrë më parë, shqiptarët e Luginës u mobilizuan për t’iu përgjigjur pozitivisht Censusit”, ka shkruar Arifi.
Ai ka falënderuar edhe miqtë ndërkombëtarë për kontributin e dhënë.
Arifi ka thënë se ky mobilizim erdhi si rezultat i kampanjave të gjera të institucioneve shqiptare në Luginë.
(Kosova Sot Online)