Lexoni edhe:
Gabriel Escobar: Kosova dhe Serbia të tregohen fleksibile, marrëveshje për targat para datës 21 nëntor
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) po kërkojnë që paga minimale në vend të jetë 400 euro, e jo siç ka propozuar Qeveria 264 euro, transmeton Kosova Sot Online .
Kjo sipas deputetëve opozitar duhet të ndodhë për shkak të krizës së shkaktuar me rritjen e çmimeve.
Opozitarët po kërkojnë që Ligji i pagave të procedohet në pa vonesë Kuvend, pasi që si i tillë nuk është paraparë as në projekt-buxhetin e vitit 2023.
“Tashmë zyrtarisht kemi shifrën që mbi 14 ka arritur shkalla e inflacionit. Paga minimale nuk ka asnjë kuptim të jetë sipas propozimeve të Qeverisë dhe duhet të jetë rreth 400 euro”, ka deklaruar eputeti i PDK-së Ferat Shala. Sipas tij është obligim institucional dhe social e qytetarë që edhe pagat në sektorin privat duhet të jenë kompatibile me problemin dhe pagat e sektorit publik.
Sipas tij, Qeveria nuk ka hartuar asnjë plan që të subvencionohet sektori privat. Deputeti Shala theksoi se as me Projekt-buxhetin e viti të ardhshëm nuk ka mbështetje substanciale për sektorin privat.
Edhe deputetja nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Albana Bytyqi tha se urgjentisht po kërkojnë miratimin e Ligjit të Pagave.
“Ne si Aleancë kemi kërkuar që Ligji i Pagave të vijë sa më shpejt në Kuvend dhe të miratohet dhe të hyjë në fuqi as sa të jetë i mundur dhe ne po kërkojmë që të votohet Ligji i Pagave sepse duke parë krizën ekonomike në vend po e shohim të nevojshëm të miratohet”, ka deklaruar deputetja Bytyqi nga AAK.
“Sektori privat është shumë i rëndësishëm sepse në shohim që Qeveria nuk po jep asnjë opsion për sektorin privat dhe kjo është një çështje injoruese për sektorin privat. Përderisa Qeveria Kurti dhe Ministri i Financave nuk po reagon mendoj që duhet të rriten pagat në sektorin privat, por edhe Qeveria duhet të reflektoj sa i përket pagave për sektorin privat”, ka deklaruar Albana Bytyqi deputetet nga AAK.
(Kosova Sot Online )