Dubravë: Sulmohet me thikë një i burgosur

  • E.K /
  • 19 November 2022 - 17:30
Dubravë: Sulmohet me thikë një i burgosur

Në Qendrën Korrektuese të Dubravës, një i burgosur ka sulmuar dje me thikë një të burgosur tjetër, shkruan "Kosova Sot Online".

Policia është duke u marrur me rastin.

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka formuar komisionin hetimor, për të hetuar rrethanat e ngjarjes.

“Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinionin se dje rreth orës 10:15, pas përfundimit të shëtitjes në korridorin e Pavijonit 1, në Qendrën Korrektuese të Dubravës, i burgosur B.T ka sulmuar me një mjetë të mprehët të burgosurin B.A”, thuhet në njoftimin për media.

“Lidhur me rastin është njoftuar Policia e Kosovës, të cilët janë duke u marr me rastin, rast të cilin e kanë cilësuar si lëndim i lehtë trupor, ndërsa ndaj të burgosurit B.T është iniciuar procedura disiplinore”.

(Kosova Sot Online)