MAShTI do të jap 100 bursa për studentët e komuniteteve Ashkali, Egjiptian dhe Rom

  • E.k /
  • 19 November 2022 - 17:53
MAShTI do të jap 100 bursa për studentët e komuniteteve Ashkali, Egjiptian dhe Rom

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka njoftuar se kanë hapur thirrjen për përfitimin e bursave për 100 studentë të komuniteteve Ashkali, Egjiptian dhe Rom, shkruan "Kosova Sot Online".

Nagavci ka treguar se kjo thirrje është për të gjitha drejtimet në të gjitha universitetet publike.

Studentët që do të jenë përfitues të kësaj burse do të marrin 1,000 euro.

Ndërsa, Nagavci ka shkruar se aplikimi do të jetë i hapur 15 ditë dhe se aplikimi bëhet përmes platformës E-Kosova.

Postimi i plotë:

Kemi hapur thirrjen për përfitimin e bursave për 100 studentë nga radhët e komuniteteve Ashkali, Egjiptian dhe Rom. Marrëveshja që kemi nënshkruar me ministrin e MAPL-së Elbert Krasniqi, synonte thirrjen për Fakultetin e Edukimit, mirëpo për arsyje të numrit të ulët të aplikuesve, tashmë thirrja është për të gjitha drejtimet në të gjitha universitetet publike.

Qeveria jonë është e përkushtuar që përmes bursave dhe mekanizmave të tjerë të fuqizojë gjeneratat e reja të edukatorëve dhe mësimdhënësve nga radhët e komuniteteve.

Konkursi do të jetë i hapur 15 ditë, nga data 18.11.2022 deri më 02.12.2022, në ora 16:00.

Shuma maksimale e bursës do të jetë deri në 1,000€ për studentët përfitues.

Aplikimi bëhet përmes platformës E-Kosova.

(Kosova Sot Online)