Vuçeviq: Ushtria serbe e gatshme t’u përgjigjet të gjitha sfidave

  • A.P /
  • 20 November 2022 - 17:59
Vuçeviq: Ushtria serbe e gatshme t’u përgjigjet të gjitha sfidave

"Ushtria serbe është “e aftë dhe e gatshme t’u përgjigjet të gjitha sfidave, duke i mbrojtur serbët në Kosovë”, ka deklaruar Ministri serb i Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Natyrisht, askush nuk dëshiron luftëra, por Serbia është një vend serioz dhe i merr të gjitha hapat që të mund t’i përgjigjet çdo sfide dhe problemi të mundshëm”, ka thënë Vuçeviq për edicionin e sotëm të Telegrafit serb.

Ai ka përsëritur se Serbia është e hapur për dialog, ndërsa foli se sa “e vështirë” është sipas tij me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“As bashkësia ndërkombëtare, veçanërisht vendet e Quint-it, nuk kanë ndonjë ndikim tek ai (Kurti). Ne nuk duam një përshkallëzim të konfliktit, por nuk heqim dorë nga populli ynë”, tha Vuçeviq.


(Kosova Sot Online)