Pajtohen dy familjet e njohura nga Peja, Daut Haradinaj "Respekt për ju”
Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj, ka njoftuar se në Pejë janë pajtuar dy familje, shkruan " Kosova Sot Online".
Ai ka treguar se familja Çeku nga Qyshku i Pejës, është pajtuar me familjen Ahmeti nga Jabllanica.
Postimi i plotë:
“Shumë respekt për familjen e nderuar Çeku nga Qyshku i Pejës, që gjeti forcën për t’u pajtuar me familjen Ahmeti nga Jabllanica. Si gjithmonë, Samiu dhe familjarët e Gjeneral Çekut po dëshmojnë se janë me zemër të madhe shqiptare. Respekt për ju”.
(Kosova Sot Online)