Lexoni edhe:
Marrëveshja për konvertimin e tabelave ilegale në serbët e veriut në tabela legale të shtetit të Kosovës e garantuar nga ndërkombëtarët, obligative për të dyja palët për ta zbatuar
Bashkimi Europian ka publikuar pamjet nga nisja e takimit urgjent ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, transmeton "Kosova SDot Online".
Këtë takim po e ndërmjetësojnë Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell dhe Emisari për dialogun, Miroslav Lajçak. Kurti dhe Vuçiq nuk u kapën duke e shikuar qartazi njëri-tjetrin në sy, në asnjërën prej fotografive të publikuara nga BE-ja. Paraprakisht, Borrell zhvilloi takime të ndara me Kurtin dhe Vuçiqin.
Fokusi i takimit urgjent do të jetë gjetja e një rrugedaljeje nga kriza aktuale dhe shmangia e çdo përshkallëzimi dhe tensioni të mëtejshëm në terren, thuhet në njoftimin e BE-së. Unioni kërkon veçanërisht zgjidhje për çështjen e targave dhe kthimin e serbëve në institucionet e Kosovës. Një deklaratë për shtyp do të lëshohet në fund të takimit.
(Kosova Sot Online )