Policia: Nga kjo datë nisim shqiptimin e gjobave për drejtuesit e automjeteve me targa të lëshuara nga autoritetet serbe
Policia e Kosovës ka konfirmuar se duke filluar nga 22 nëntori, do të nis shqiptimin e gjobave për drejtuesit e automjeteve me targa të lëshuara nga autoritetet serbe për qarkullim në Kosovë, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.
“Referuar situatës dhe zhvillimeve aktuale në vend, Policia e Kosovës në vazhdimësi përcjellë këto zhvillime dhe në aspektin operacional bënë vlerësime profesionale konform të cilave ndërmerre masa të nevojshme, të arsyeshme dhe të ligjshme për zbatimin e ligjit dhe vendimeve të autoriteteve shtetërore të Kosovës”, ka theksuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
(Kosova Sot Online)