
Vjen paralajmërimi nga Vuçiç

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është deklaruar edhe njëherë para mediave pas kthimit nga Brukseli, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
Vuçiq tha se Serbia do të pranojë propozimin e Shefit të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Joseph Borrell për të mos lëshuar më targa “KM”.
Vuçiq tha gjithashtu se për ta problemi është se “serbët e dinë mjaftë mirë se nuk është obligim i tyre që të paguajnë haraç që nuk është paraparë me asnjë akt”.
Ai gjithashtu paralajmëroi që sonte në ora 23:00, do të takohet me serbët nga Kosova.
“Në veriun e Kosovës ka një zemërim të madh në mesin e popullatës serbe dhe sonte do të kem përsëri takime me Mojsiloviqin dhe Vuçeviqin, e më pas nga ora 23:00 do të kem takim me serbët nga Kosova. Kërkesa ndaj tyre është që të përpiqen të ruajnë paqen”, shtoi Vuçiq.
(Kosova Sot Online)