![A janë shqetësuese kamerat kineze që do t’i vëzhgojnë zgjedhjet në Kosovë?](/uploads/kosova-sot/images/2025/January/30/200x200_kamera1738243628.jpg)
Ana Bërnabiq thotë se Aleksander Vuçiq kërkoi paqen në Bruksel
![Ana Bërnabiq thotë se Aleksander Vuçiq kërkoi paqen në Bruksel](/uploads/kosova-sot/images/2022/November/22/auto_10911741669123266.jpg)
Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka thënë se dje në Bruksel, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq, ka kërkuar paqen, që serbët nga Kosova të mos bien në asnjë provokim, përcjell "Kosova Sot Online".
“E vetmja gjë që dëshirojmë dhe e vetmja gjë që dëshirojnë serbët nga Kosova dhe Metohia është zbatimi i marrëveshjeve ekzistuese dhe asgjë më shumë, asgjë më pak se kaq. Vlerat supreme të BE-së, pastaj respektimi i plotë dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura është pikërisht ajo vlerë supreme dhe tregues i sundimit të ligjit. Pikërisht ajo që ne kërkojmë”, tha Bërnabiq.
”Presidenti Vuçiq e mbajti atë takim dhe kërkoi edhe një herë paqen, që serbët nga Kosova dhe Metohia të mos bien në asnjë provokim, se është e rëndësishme të tregojmë se sa kujdesemi për stabilitetin”.
”Ai tregoi se ne jemi të gjerë në kuptimin tonë të kompromisit dhe se sa shumë kujdesemi për vazhdimin e dialogut, në mënyrë që të dekurajojmë të gjitha përpjekjet për destabilizim në këto fusha”, tha Bërnabiq.
(Kosova Sot Online)