Pejë: Nëna raporton se i është zhdukur vajza
Në Pejë një vajzë është zhdukur, shkruan "Kosova Sot Online".
Nëna e të zhdukures ka raportuar në Polici rastin se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend-ndodhja e saj.
“Rr. e Preshevës, Pejë 19.11.2022 – 11:00. Ankuesja femër kosovare me datën 22.11.2022 ka raportuar se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vend-ndodhja e saj. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.
(Kosova Sot Online)