
Vdes 61-vjeçarja në Prizren, u shkel nga automjeti

Një grua 61-vjeçare ka vdekur, pasi u shkel nga një automjet në Prizren, shkruan "Kosova Sot Online".
Policia ka njoftuar se e ndjera kishte arritur pa shenja jetë në emergjencë.
“Viktima me autoambulancë ishte sjell në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren mirëpo mjekët kanë thënë se e njëjta kishte arritur pa shenja jete”, ka njoftuar policia.
(Kosova Sot Online)