Sqarohet Kryeministri Kurti për pagat e prokurorëve dhe gjyqtarëve: Kthehen siç ishin para vendimit të vitit 2017

  • S.A /
  • 23 November 2022 - 12:22
Sqarohet Kryeministri Kurti për  pagat e  prokurorëve dhe gjyqtarëve: Kthehen siç ishin para vendimit të vitit 2017

Kryeministri Albin Kurti, e ka shfrytëzuar konferencën pë media,  pas mbledhjes se Qeverisë, së bashku me  Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, për ta arësyetuar edhe vendimin e kthimit të pagave  në sistemin e drejtësis në nivelin e vitit 2017, para ngritjes së tyre nga Kryeministrti i atij mandati Ramush Haradinaj, transmeton "Kosova Sot Online "

.

Sa i përket uljes së pagave të prokurororëve dhe gjyqatarëve, Kurti tha:

“Për të sjellë ligjshmërinë plotësuam dhe ndryshuam vendimin e datës 12 shkurt 2020, me këtë pagat e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Kosovës kthehen në lartësinë e rregullimit juridik të mëparshëm, pra para datës të hyrjes në fuqi të vendimit të vitit 2017 për ngritjen e pagave të kabinetit qeveritar”, tha ai,transmeton "Kosova Sot Online ". 

(Kosova Sot Online )