Knaus: BE bullizon një ish-të burgosur të Millosheviqit, e në të njëjtën kohë magjepset nga një ish-ministër i tij

  • A.P /
  • 23 November 2022 - 21:03
Knaus: BE bullizon një ish-të burgosur të Millosheviqit, e në të njëjtën kohë magjepset nga një ish-ministër i tij

Qasjen e Bashkimit Evropian karshi Kosovës, e ka kritikuar presidenti i Iniciativës Evropiane për Stabilitet, Gerald Knaus, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në një postim në Twitter, ai tha BE bullizon një ish-të burgosur të Millosheviqit, e në të njëjtën kohë të magjepset nga një ish-ministër i Millosheviqit, duke iu referuar presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Ai ka thënë se kjo është e rrezikshme. 

“Strategjia e BE-së për Kosovën: bullizoni një ish-të burgosur politik të Millosheviqit, Albin Kurtin, ndërsa simpatizoni ministrin e Millosheviqit nga lufta e vitit 1999 në Kosovë. Kjo është dritëshkurtër dhe e rrezikshme, hedhje e benzinës në zjarr”, ka shkruar Knausi në Twitter.

(Kosova Sot Online)