Kurti në dialog me serbët lokal vetëm larg mediave: Janë të rrezikaur, edhe kur vijnë në takim me mua, ata nuk duan që të bëjnë fotografi

  • 24 November 2022 - 12:37
Kurti në dialog me serbët lokal vetëm larg mediave: Janë të rrezikaur,  edhe kur  vijnë në takim me mua, ata nuk duan që të bëjnë fotografi

Dialogu me serbët lokal dhe kthimi i besimit tek Qeveria, ka qenë një temë për të cilen foli Kryeministri para Kuvendit.  Ai tha se po dialogon me serbët lokalë, dhe se dhjetë nga ta i ka takuar ditën e  mërkurë.

 Kryeministri ka treguar se  serbët lokalë refuzojnë të bëjnë fotografi gjatë takimit, pasi tha se ai nuk mund t’i mbrojë nga pasojat e më vonshme, transmeton "Kosova Sot Online".

“Sa i përket dialogut me serbët lokalë, 10 serbë të Kosovës që udhëheqin organizata të ndryshme i kam takuar dje. Por duhet ta kuptoni një gjë: nuk duan fotografi prej takimit. Nuk duan fotografi prej takimit. Po ndodh dialogu me serbët lokalë, por unë ende nuk mund t’i mbroj ata. Mua më vjen shumë keq që gjashtë vetura të serbëve janë djegë e unë s’kam arritë me i mbrojtë. Më vjen shumë keq për këtë”, tha Kurti.

“Por edhe serbët kur të vijnë në takim me mua, ata nuk duan që të bëjnë fotografi. Një orë e gjysmë kemi diskutuar, por nuk duan të bëjnë fotografi, sepse ju hakmerren”, shtoi kryeministri.

Kurti përmendi rastin e dorëheqjes së një serbi të cilin në Qeverinë Kurti 1 e kishte emëruar këshilltar.

“Rasti më eklatant ka qenë i atij ish-këshilltarit tim në Kurti 1, që dha dorëheqje dy orë pas emërimit. Pra, duhet ta bëjmë dialogun, por duhet ta kuptojmë që nuk mund ta publikojmë të tillë si dialog”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online )