Plagosën rëndë 3 persona, pas babait, arrestohet edhe djali
Babai me djalin e tij janë arrestuar, pasi i kanë plagosur rëndë, me sende të forta tre persona, përcjell "Kosova Sot Online".
Ngjarja e konfliktit ka ndodhur në Përmet.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.1, Tiranë, si rezultat i veprimeve të mirëkoordinuara, si dhe duke u mbështetur në inteligjencën informative, bënë të mundur kapjen në qytetin e Tiranës, dhe ndalimin e shtetasit J. N., 25 vjeç, banues në Përmet. 25-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi më datë 28.10.2022, në bashkëpunim me babanë e tij, shtetasin K. N. (të arrestuar menjëherë pas ngjarjes), janë konfliktuar në vendin e quajtur “Agjencia”, Përmet, me 3 shtetas të tjerë, të cilët i kanë plagosur rëndë, me sende të forta.”, thuhet në njoftimin e policisë.
(Kosova Sot Online)