
Një i burgosur nga Kosova 'arratiset' sikur në filma

Sonte rreth ores 19:00, i dënuari B. R është larguar nga Qendra Korrektuese e Smrekonicës, ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".
B. R po mbante dënimin në Qendrën Korrektuese Smrekonicë dhe ishte i dënuar me tre muaj + 10 ditë për veprën penale, vjedhje.
Për largimin e tij është përgatitur letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia.
Qendra Korrektuese Smrekonicë është institucion i tipit të hapur, në të mbahen personat me denime të shkurta dhe personat të cilët janë në përfundim të dënimit“, thuhet në njoftim.
(Kosova Sot Online)